Site icon Telegrafi

Policia Rajonale e Ferizajt pranoi letër falënderimi nga KFOR-i amerikan

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt gjatë të enjten një ceremoni solemne me rastin e 248 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pranuar një letër falënderimi nga KFOR-i amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Po ashtu letër falënderimi kanë pranuar edhe disa zyrtar të Policisë së Kosovës në këtë regjion.

Koloneli Terry A. Saul, Komandant i Grupit të Mbështetjes Zona-Ballkan (ASG-B), nga kampi ushtarak i KFOR-it amerikan në ‘’Bondstell’’, falënderoi organizatorët e kësaj ceremonie dhe shprehi mirënjohje për Policinë e Kosovës e vecanërisht për Regjionin e Ferizajt.

Këto falënderime e mirënjohje erdhën pas një plani operativ të Policisë së Kosovës, të koduar “25 vjetori I kampit Bondsteel’’ që u mbajt me datën 09.06.2024.

”Së pari faleminderit që na mbështetët në këtë organizim, andaj keni kryer punë të mira dhe dua të jemi mirënjohës dhe falënderues, andaj dua të ndaj letër falënderimi për Policinë e Kosovës”, ka thenë midis të tjerash Koloneli Terry A. Saul.

Në anën tjetër Drejtori Rajonal i Policisë  – Nënkoloneli Faton Pllana në emër të Drejtorisë Rajonale te Policisë në Ferizaj fillimisht uroj të gjithë pjesëtarët e KFOR-it amerikan dhe popullin amerikan për 4 korrikun, ‘’Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa falënderoj Kolonel Terry A, Saul për bashkëpunimin që policia rajonale e Ferizaj për herë të parë realizoi planin e përbashkët me Policinë Ushtarake me datën 09.06.2024, me rastin e manifestimit të 25 vjetorit të themelit të kampit ushtarak të KFOR-it amerikan ‘’Bondsteel’’ në Sojevë të Ferizajt.

Exit mobile version