Policia i është drejtuar një supermarketi francez dhe ka qëlluar për vdekje një të armatosur të ISIS, i cili po mbante pengje pasi doli që ai kishte vrarë një njeri para fillimit të rrethimit të tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fanatiku, i armatosur me një armë, thika dhe një granatë, kishte rrëmbyer një makinë, duke vrarë një pasagjer dhe duke plagosur shoferin, përpara se të qëllonte policët në Carcassonne, në jugperëndim të Francës dhe të voziste drejt në një supermarket në Trebes.
Siç thuhet më tej, sulmuesi që supozohet të jetë një maroken bërtiti “Allahu Akbar, do të vras të gjithëve” pasi ai vrau një kasap dhe një blerës, ndërsa konsumatorët e tmerruar ose ikën nga dyqani ose u fshehën në një dhomë të ftohtë.
Hetuesit francezë besojnë se e kanë identifikuar njeriun, në 30-tat e tij, nga Maroku, i cili ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës dhe ishte shënuar në një bazë të të dhënave të militantëve të radikalizuar.
Sipas mediave, sulmuesi ka kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, 28 vjeç, i dyshuari i fundit që mbijetoi në sulmin e ISIS më 2015 në Paris, që la 130 të vdekur.
Por rrethimi ka përfunduar në mënyrë dramatike këtë pasdite pasi policia sulmoi ndërtesën dhe qëlloi sulmuesin.
Presidenti francez Emmanuel Macron këtë pasdite e quajti një “akt terrorist”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=96B1Nvuq3kg