Policia amerikane ka qëlluar për vdekje një burrë disa blloqe larg vendit ku po mbahej Konventa Kombëtare e Republikanëve në Milwaukee.
Burri u qëllua në Columbus, kurse policia në Ohio ka konfirmuar vrasjen, transmeton Telegrafi.
Qindra policë kishin dalë në atë rajon për t’u kujdesur për sigurinë, pas tentim-vrasjes së Donald Trumpit.
Në anën tjetër banorët e atjeshëm ishin nervozuar dhe vazhdimisht kishin pyetur se pse policia ka bllokuar atë zonë, që ishte afro dy kilometra larg vendit ku po mbahej Konventa.
Policia e Columbus ka njoftuar në platformën X se incidenti ka ndodhur jashtë perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu u theksua se rasti nuk lidhet me Konventën, por se ekipi i hetuesve kanë filluar të mbledhin provat.
13 eprorë policorë të uniformuar ishin angazhuar në njësitë me biçikleta, dhe kështu “observuan” një person të armatosur me thikë që i ishte vërsulur një civili të paarmatosur.
Pasi eprorët policorë ishin identifikuar dhe kishin urdhëruar të dyshuarin të hedhë thikën në tokë, ai refuzoi dhe iu vërsul një personi tjetër – duke detyruar të intervenojnë.
Policia në Milwaukee ka identifikuar burrin 43-vjeç, dhe me urdhër të prokurorisë do të bëhet autopsia. /Telegrafi/