Telegrafi

Policia qëllon për vdekje dy persona dhe pengun e tyre, për të fshehur gabimin ndryshojnë provat në skenën e krimit që të duket si vetëmbrojtje (Video, +18)

Pamjet të filmuara me kamerë amatore por edhe nga kamerat e sigurisë, kanë filmuar momentin kur policët qëllojnë për vdekje dy persona përfshirë edhe një peng, dhe më pas ndryshojnë provat në skenën e krimit me qëllim që të duket se ata kishin vepruar në vetëmbrojtje.

Tiago Ribeiro Messias ishte detyruar me forcë nga plaçkitësit e armatosur që të vozit veturën në drejtim të policëve të armatosur deri në dhëmbë, të cilët më pas e qëlluan për vdekje afër një pompe të derivateve, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, shfaqin momentin kur policia hap zjarr në drejtim të veturës, dhe pas disa sekondave shihen trupat e pajetë të Tiagos dhe dy plaçkitësve duke u nxjerr nga vetura.

Tiago, të cilin policia e kishte ngatërruar me plaçkitësit, shihet duke qëndruar i shtrirë pranë rrotave të veturës dhe pas disa sekondave policia e bart në autoambulancë, duke prishur provat në skenën e krimit.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, njëri nga policët shihet se si futet në anën e djathtë të veturës së viktimave dhe qëllon me revole në drejtim të xhamit, me qëllim që të duket se policia ishte sulmuar.

Dhe pas hetimeve të kryera katër policëve u është ndërruar vendi i punës duke i dërguar të punojnë në administratë, kurse ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin brazilian Senador Cenado.

Ndërkaq dy plaçkitësit që kishin marr peng Tiagon, besohet se ishin të ri dhe atë ditë kishin vjedhur veturën e prindërve të një shoku të tyre. /Telegrafi/