Site icon Telegrafi

Policia qëllon për vdekje burrin me ngjyrë që kishte probleme mendore (Foto/Video)

Një burrë me ngjyrë i cili dyshohej se kishte problem mendore është qëlluar për vdekje nga policia, duke nxitur kështu një valë të re protestash në Shtetet e Bashkuara.

Ngjarja ka ndodhur në El Cajon të Kalifornisë, derisa polici që kishte dalë në vendin e ngjarjes ka deklaruar se burri “sillej çuditshëm” dhe vazhdimisht kishte injoruar urdhrat e policisë, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i policisë Rob Ransweiler ka bërë të ditur para gazetarëve se policia i janë përgjigjur një telefonate lidhur me një burrë që sillej çuditshëm nëpër rrugë.

Lexo po ashtu Gruaja bie në komë derisa po ngiste veturën me shpejtësi të madhe, por ajo çfarë bën policët kanë habitur të gjithë (Video)

“Në momentin që ata ishin shfaqur në vendin e ngjarjes kishin tentuar të bisedojnë me burrin, por pasi që ai nuk ishte bashkëpunues situata filloi të nxehet dhe kështu polici ka reaguar duke e qëlluar me revole”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.

Ndërkaq, motra e viktimës pretendon se i kishte telefonuar policisë duke kërkuar ndihmë për vëllanë që kishte probleme mendore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version