Telegrafi

Policia qëllojnë për vdekje burrin me ngjyrë, në veturën e parkuar ku po qëndronte ishin shkrepur 30 plumba – u “ishte dukur veturë e dyshimtë” (Video)

Një kalimtar rasti ka arritur të filmojë me telefon të mençur, momentin kur policia e Kalifornisë qëllojnë me breshëri plumbash mbi një veturë, duke vrarë një burrë me ngjyrë që ishte baba i tre fëmijëve.

Diante Yarber, 26-vjeç, po qëndronte në veturë duke pritur kushëririn dhe miqtë që ishin brenda hapësirës së Walmartit, kur policia iu përgjigjen thirrjes “për një veturë të dyshimtë”, dhe kështu duke tentuar ta ndalin e qëllojnë për vdekje, transmeton Telegrafi.

Sherifi i policisë së San Bernardinos, ka deklaruar se Yarber ishte munduar t’i shmangë policët dhe iu kishte “vërsulur” me veturë, të cilët reaguan duke qëlluar me armë zjarri mbi veturën të mbushur me pasagjerë, duke lënë të vdekur Yarberin, dhe duke plagosur rëndë një femër 23-vjeçe dhe kushëririn që ka pësuar lëndime më të lehta trupore.

Videoja e filmuar me telefon nga një dëshmitare, ka kapur momentin kur kalimtarët e rastit bërtasin nga frika kur policët filluan të gjuajnë në drejtim të veturës. Në video shihet vetura e zezë e tipit Mustang të cilën po e ngiste ngadalë mbrapa Yarberi.

Avokati i Yarberit, pretendon se rreth 30 plumba janë shkrepur në drejtim të shoferit të paarmatosur.

Por, derisa policia pretendon se Yarber i është vërsulur me veturë policisë, që ata e përshkruan si “sulm” ndaj policit. Daile Galipo, avokati që përfaqëson pasagjeren 23-vjeçe të plagosur, ka deklaruar se hetimet kanë konstatuar se gjatë të shtënave me armë, asnjëri nga policët nuk ishte para veturës që t’i rrezikohet jeta nga lëvizja e veturës.

Gjithashtu shihet se Yarber në momentin e të shtënave ishte i paarmatosur. Ai ndërroi jetë pas një breshëri plumbash që janë shkrepur në drejtim të tij.

Pasagjerja tjetër ishte qëlluar në bark dhe këmbë, dhe me pas ishte futur në veturën e policisë për t’u dërguar në spital.

Lee Merritt, avokati që përfaqëson  familjen e Yarberit ka deklaruar për Guardian, se planifikojnë të padisin departamentin e policisë për shkak të përdorimit të tepruar të forcës.

“Ata panë një veturë të mbushur me njerëz me ngjyrë të ulur para Walmartit, dhe kështu vendosën ta cilësojnë si të dyshuar”, ka shtuar Merrit. /Telegrafi/