Telegrafi

Policia publikon pamjet e momenteve të para të masakrës së Las Vegasit (Video)

Një video të cilën e ka publikuar policia amerikane, tregon më së miri për kaosin e krijuar në Las Vegas ku policia u mundua të lokalizoj vendin nga ku vinin të shtënat, derisa mijëra qytetarë që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër festivalin e muzikës country, vraponin për t’i shpëtuar plumbave që u fluturonin para syve.

Përveç sirenave të veturave të policisë dhe autoambulancave, dëgjoheshin edhe policët që këshillonin qytetarët të strehohen në zona më të sigurta, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Arrin në SHBA e dashura e autorit të masakrës së Las Vegasit, pritet në aeroport nga FBI-ja (Foto/Video)

Stephen Paddock 64-vjeç nga Nevada, kishte shtirë nga dhjetëra pushkë të ndryshme automatike dhe snajper mbi mijëra civilë që ishin mbledhur para hotelit Mandalay Bay, ku si pasojë e këtyre të shtënave humbën jetën 59 persona dhe qindra tjerë u plagosën.

Autori i kësaj masakrës kishte filluar të gjuaj mbi turmën nga kati i 32-të i hotelit Mandaly Bay ku kishte marrë një dhomë në të cilën kishte futur mijëra plumba, pushkë të ndryshme automatike dhe lëndë shpërthyese. /Telegrafi/