Dalin pamjet e atentatit të ndodhur te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, tre ditë më parë, ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.
Siç mund të shihet në videon më poshtë në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMW X5”, së bashku me Klajdi Kodrën dhe Igler Qoses, për shkak të një konflikti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, ku ka mbetur i plagosur në shpatull, Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha.
Në pamje shihet momenti kur të dyshuarit zbresin nga X5, hapin derën e makinës ku ndodhej Hoxha dhe qëllojnë me armë, për t’u larguar më tej me shpejtësi.
Në vijim shihen pamjet e arrestimit të të dyshuarve mbrëmjen e së shtunës.
Efektivët e policisë kanë hyrë me forcë, duke zënë në befasi të dyshuarit teksa flinin, në një banesë në Vlorë, ku ishin fshehur pas ngjarjes.
Më konkretisht të arrestuarit janë Dejvis Rrustemaj, në rolin e ekzekutorit, 27 vjeç, banues në Tiranë; Klajdi Kodra, në rolin e bashkëpunëtorit, 27 vjeç, banues në Tiranë; Igler Qose, në rolin e bashkëpunëtorit 26 vjeç, banues në Bulqizë dhe Ardit Xheferri, përkrahës i autorit të krimit, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më 3 gusht, rreth orës 19:40, në rrugën “Sulejman Delvina”, Dejvis Rrustemaj, duke lëvizur me mjetin tip “BMË X5”, kanë qëlluar drejt Hoxhës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina tip “BMW X5” dhe tre aparate celularë.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra dhe Igler Qose për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe për Ardit Xhaferrin, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.