Site icon Telegrafi

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit kryesor për sulmin në Stokholm (Foto)

Pas sulmit me kamion që ndodhi sot në Stokholm ku humbën jetën pesë persona, policia suedeze gjatë një konference për media ka publikuar fotografinë e burrit që kishte vozitur kamionin.

Sulmi kishte ndodhur kur shoferi i kamionit filloi të shkelë këmbësorët në qendër të qytetit, kurse sipas organeve të sigurisë, kamioni ishte vjedhur nga një kompani e quajtur Spendrups e cila merret me prodhimin e pijeve, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmi në Stokholm, të paktën pesë të vdekur (Foto, +18)

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur rreth orës tre pasdite, kurse dëshmitarët kanë deklaruar për mediat suedeze, se bëhet fjalë për një burrë që kishte kërcyer nga kamioni dhe kishte shtënë me revole në drejtim të policisë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version