Telegrafi

Policia publikoi pamjet nga aksioni i djeshëm i arrestimit të trafikantëve të drogës (Video)

Policia e Maqedonisë ka publikuar pamjet gjatë aksionit të djeshëm policorë në të cilin u arrestuan 3 trafikantë të drogës nga Prilepi, një nga Manastiri, Singjeliki dhe Haraçina, ndërsa dy persona janë në arrati, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB-ja gjatë ditës së djeshme njoftuan se ky grup i organizuar kriminelësh kanë qenë të ndjekur një kohë të gjatë, ndërsa njësitë speciale gjatë ditës së djeshme kryen kontrolle në disa lokacione./Telegrafi/