Site icon Telegrafi

Policia portugeze sekuestron 5.200 kilogramë kokainë që kap vlerën e 200 milionë eurove

Policia portugeze ka sekuestruar 5.2 tonelata kokainë, që ishte në një jaht që lundronte nën flamurin spanjoll.

Vlera e kësaj kokaine në tregun e zi është 200 milionë euro, dhe është sasia më e madhe e sekuestruar e drogës që ka ndodhur në këtë vend në 15 vitet e fundit.

Nga policia kanë bërë të ditur se kjo është një prej sekuestrimeve më të mëdha në Evropë që ka ndodhur viteve të fundit, transmeton Telegrafi.

Jahti brenda të cilit u gjet droga, ishte 24 metra e gjatë dhe gjendej në Oqeanin Atlantik.

E pas sekuestrimit të drogës janë arrestuar dy shtetas spanjollë dhe një peruan. Besohet se ishin pjesë e grupit që merrej me trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

“Kjo është një goditje për ata që në Evropë kanë dashur të sjellin kokainë”, ka thënë Luis Nevec nga policia portugeze.

E në zbulimin e kokainës ishin përfshirë Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version