Trupi i një të riu sirian u gjet në Poloni pranë kufirit me Bjellorusinë, tha policia polake të shtunën mes tensioneve në rritje ndërkombëtare mbi krizën e emigrantëve, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se ishte orkestruar nga Minsku.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në kushte të ftohta fshihen në pyjet midis Bjellorusisë dhe vendeve anëtare të BE-së Polonia dhe Lituania, të cilat nuk i lejojnë të kalojnë.
Tashmë ka të vdekur dhe frikë për sigurinë e të tjerëve me afrimin e kushteve të dimrit, raporton theguardian.
Polish police find body of Syrian man near Belarus border https://t.co/uv5spzFTBc pic.twitter.com/eplzo1zt8G
— Reuters (@Reuters) November 13, 2021
“Dje, trupi i një të riu sirian u gjet në një pyll afër kufirit pranë Wolka Terechowska”, njoftoi policia polake në Twitter. Policia tha se nuk mund të përcaktojë menjëherë shkakun e vdekjes në vendngjarje.
Trupi u gjet në ditët e rritjes së tensioneve ndërkombëtare për krizën e emigrantëve dhe fqinjët e Bjellorusisë paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak. Shqetësim u shpreh edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.
Policia kufitare polake tha të shtunën se gjatë natës, ushtarët bjellorusë shkatërruan një pjesë të një gardh të përkohshëm të ngritur nga Polonia për të penguar emigrantët. /Telegrafi/