Policia po heton vdekjen e një personi nga Çagllavica, i cili është dërguar në gjendje të rëndë të premten në QKUK, kurse të shtunën ka ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një burrë, shtetas i Kosovës, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Me datën 20.06.2020në QKUK viktima ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurorit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/