Një burrë u plagos sot në mesditë nga agjentë të forcave të rendit që ruajnë presidencën e Republikës në Teheran ndërsa ai përpiqej të hynte me forcë atje, raportuan disa media iraniane.
“Personi në fjalë është përpjekur të kalojë dyert e presidencës ndërsa është paralajmëruar nga forcat e ngarkuara për mbrojtjen e kompleksit presidencial”, njoftoi media iranianie duke cituar zëvendësguvernatorin e Teheranit i ngarkuar për çështjet e sigurisë, Mohsen Nasj-Hamedani.
Personi është ndaluar të avancojë drejt presidencës dhe është plagosur nga të shtënat e policisë.
Zyrat e presidentit iranian, Hassan Rohani ndodhen në qendër të Teheranit. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse agresori është plagosur gjatë kontrolleve në pjesën e jashtme të kompleksit presidencial apo në hyrje të ndërtesës ku ndodhen zyrat e kreut të qeverisë. /kp/Telegrafi/