Telegrafi

Policia plagos një kontrabandist migrantësh

Mbrëmë në autostradën Veles-Shkup, policia e Negotinës është munduar që të ndalojë dy vetura të cilët kanë qenë duke transportuar migrantë, në mënyrë ilegale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policia ka ndaluar veturën ”Mercedes”, kurse vetura me regjistrim zvicera, ”Audi” ka vazhduar me shpejtësi të madhe, në drejtim të Shkupit.

Me këtë rast, Policia ka gjuajtur me pushkë automatike për të ndaluar veturën ”Audi”. Më vonë, SPB e Shkupit ka arritur që të arrestojë A. F dhe Z. Z nga Shkupi. Njëri nga këta ka qenë i plagosur në pjesën e barkut dhe është dërguar në qendrën emergjente. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe M. S dhe SH. B./Telegrafi/