Site icon Telegrafi

Policia plagos një 13 vjeçar në Chicago

Një polic në Chicago ka gjuajtur me armë në drejtim të një djaloshi 13 vjeçar, i cili ishte në kërkim shkaku i vjedhjes së një veture.

Policia amerikane ishte vënë në ndjekje të një veture në pjesën perëndimore të qytetit gjatë mbrëmjes së kaluar, kur djaloshi doli nga vetura dhe fillojë të ikte në drejtim të një stacioni të derivatesh.

“Disa oficerë policie e ndoqën atë deri tek pompa e derivateve, ku njëri nga ta e nxori armën dhe e qëlloi atë”, tha në një konferencë për media David Brown, kryeinspektori i policisë së Çikagos.

“Djaloshi u kthye në drejtim të oficerëve, dhe pastaj njëri nga ta e nxori pistoletën dhe qëlloi një herë në drejtim të të dyshuarit, por ai nuk gjuajti në drejtim të oficerëve”, shtoi tutje Brown, citon Telegrafi.

Ndryshe, disa dëshmitarë që ishin në vendngjarje folën për televizionin ABC7 duke thënë se djaloshi kishte vendosur duart mbi kokë në momentin kur u qëllua. /Telegrafi/

Exit mobile version