Site icon Telegrafi

Policia “plaçkit” automjetet për t’i mbushur mend vozitësit

Qëllimi i projektit të nisur në qarkun Richmond në Temzë, i cili shënon numër të madh të vjedhjeve nga automjetet, është tërheqja e vëmendjes nga rreziku i cili kanoset me lënien e pakujdesshme të gjërave personale në automjete.

Cak kryesor i policëve janë automjetet në të cilat dyert apo dritaret janë lënë të hapura. Kur në automjete gjejnë gjëra personale policët së pari e thërrasin pronarin, megjithatë, por nëse nuk e gjejnë atëherë gjërat i marrin në stacion policor, derisa në automjet lënë të dhëna se si të vijnë deri tek ta. Në rast se dyert apo dritaret e automjetit janë të hapura, e në të nuk kanë asnjë gjë me vlerë, ata do të lënë vetëm vërejtjen.

Udhëheqësit e qarkut pohojnë se vozitësit kryesisht u janë falënderues për mësimet që i marrin nga ky program. Natyrisht, ka edhe prej atyre të cilët nuk janë të kënaqur me faktin se duhet të shkojnë e t’i marrin gjërat e tyre personale në stacion policor, megjithatë, autoritetet thonë se ky është pikërisht qëllimi.

Exit mobile version