Site icon Telegrafi

Policia përplaset me protestuesit në kryeqytetin e Kanadasë

Policia u përplas me protestuesit në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, teksa po përpiqej t’i jepte fund protestës trejavore kundër vaksinimit, ku u arrestuan 100 persona.

Operacioni filloi herët të premten, pasi qeveria bëri thirrje për një ligj emergjent për të shuar protestën. Disa protestues të rezistencës u arrestuan.

Policia akuzoi gjithashtu protestuesit për përdorimin e fëmijëve si mburojë. Një grup protestuesish mbetën në qytet duke sfiduar policinë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qindra policë që përparojnë drejt qendrës së zonës së protestës.

Disa nga protestuesit e mbetur formuan një rresht përpara oficerëve që po afroheshin, duke bashkuar duart dhe duke kënduar himnin kombëtar.

“Policia tërhoqi gjithashtu 21 automjete si pjesë e operacionit. Asnjë protestues nuk u lëndua gjatë operacionit dhe të arrestuarit përballen me akuza të ndryshme”, tha shefi i përkohshëm i policisë së Otavës, Steve Bell.

Ai nuk ka dashur të thotë se sa demonstrues kanë mbetur në vendin e demonstratave dhe sa pritet të zgjasë operacioni policor, raporton bbc.

Ndryshe, protestat e shoferëve të kamionëve erdhi pasi qeveria kanadeze si masë kundër coronavirusit vendosi që çdo person që dëshiron të hyjë në shtetin e Kandasë dhe nuk është vaksinuar, duhet të karantinohet për dy javë, e cila gjë shkaktoi edhe bllokimin e rrugëve kryesore. /Telegrafi/

https://twitter.com/JeanSba92465217/status/1494962390458417153

Exit mobile version