Watson, një maçorr njëvjeçar nga Sussexi në Britani të Madhe, me shputë ka prekur dëgjuesen e telefonit dhe disi ka rënduar në të katër herë radhazi. Policët e brengosur kanë mësyrë drejt shtëpisë së Lauren O’Sheas ku, duke shikuar nëpërmes dritares, kanë parë një saksi të thyer. Të frikësuar se bëhej fjalë për një plaçkitje, ata kanë thyer dritaren dhe kanë hyrë brenda.
“Një mik e ka parë turmën e policëve rreth shtëpisë time dhe më ka thirrur në telefon”, ka thënë Lauren e cila punon në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve.
Me të arritur në shtëpi, polici i ka thënë se besojnë që bëhej fjalë për një plaçkitje.
“Menjëherë kam thënë se vë bast se maçorri është në pyetje, e jo plaçkitje. Që kur jemi zhvendosur në këtë banesës Watson ka filluar të luaj me telefon, prandaj po tentonim ta fshehim prej tij”, ka thënë pronarja.