Policia nga South Yorkshire në Mbretërinë e Bashkuar u dërgoi letra festive të dyshuarve në emër të një kompanie të rreme, duke u premtuar paketa me verëra gratis, shampanjë, puding të Krishtlindjeve dhe një numër të trajtimeve të tjera.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një plan i tillë çoi në arrestimin e 21 personave.
Sipas planit, nëse i duan këto paketa, të gjithë “fituesit me fat” duhet të specifikojë datën e dëshiruar të dorëzimit dhe adresën e shtëpisë – policia shkroi në kartat e festave.
Pasi besuan në këtë mashtrim, disa prej tyre, në vend se të merrnin paketat, para shtëpisë së tyre, panë veturën e policisë.
Për dy ditë, siç thuhet më tej, 21 kriminelë u arrestuan.
Ata janë të kërkuar për vjedhje, sulme të ndryshme, mashtrime, ngacmime seksuale, vozitje në gjendje të dehur, vozitje të rrezikshme dhe akuza të drogës.
Si pasojë, disave ua morën patentë shoferin, disa tjetër përfunduan prapa hekurave dhe të tjerët u detyruan të paguajnë gjobën.
Dashamirët e filmit të famshëm të animuar “The Simpsons” e konsiderojnë këtë taktikë mjaft të ngjashme me atë të përdorur nga Sherif Wiggum i cili u tha kriminelëve se ata kanë fituar një motoskaf. /Telegrafi/