“Lufta” mes policëve bashkiakë dhe shitësve ambulante kudo nëpër Shqipëri duket se nuk ka të ndalur.
Pas rasteve të përsëritura në Tiranë. Tashmë një ngjarje e tillë ndodh edhe në qytetin e Fierit.
Aty ku qytetarët denoncojnë me një video dhunën që ushtron një polic bashkiak ndaj nja shitësi ambulant.
Fillimisht ka pasur debat verbal mes policit dhe shitësit, në sy të fëmijës së tregtarit, ndërsa më pas polici ka ushtruar dhunë ndaj shitësit, duke i hedhur në tokë edhe mallin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=8iZ3MMUSmYc