Pesë persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë, janë vrarë në mënyrë të tmerrshme mbrëmjen e së shtunës në Alabama.
Autori ka përdorur armë të shumta dhe ka torturuar viktimat.
Policët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë thënë se kanë mbetur të tronditur kur kanë shkuar në shtëpinë e krimit.
Ata kanë gjetur 5 viktimat, si dhe një grua dhe një fëmijë të mitur të gjallë, përcjell Tema.
Derrick Dearman, 27 vjeç, është autori i krimit të tmerrshëm.
Ai është vetëdorëzuar dhe ka pranuar krimin, motivet e të cilit për momentin nuk dihen.
Hetimet për krimin janë marrë përsipër nga ana e FBI-së, për shkak të natyrës së tmerrshme të tij.
Ishte një telefonatë, ajo që zbuloi vrasjen e pesëfishtë.
Dearman tani rrezikon dënimin me vdekje, duke qenë se akuzohet për vrasje të gjashtëfishtë, duke përfshirë edhe foshnjën e palindur.
Shefi i policisë lokale Shane Stringer tha: “Kjo është një skenë shumë, shumë e frikshme. Është e tmerrshme”. /Telegrafi/