Telegrafi

Policia për shqiptarët e arratisur nga burgu: Kujdes, janë të aftë të bëjnë çdo gjë! (Foto)

Bëhet fjalë për tre të burgosurit shqiptarë, Tesi Basho, Mikel Hasanbelliu dhe Ilir Pere.

Ata u arratisën nga burgu, i Rebibbia, në Romë, rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes.

Policia ka marrë informacione se janë parë në një autostradë në veri të Romës, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë nëse i shohin, pasi janë të rrezikshëm dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë, shkruan tvklan.al.

Policia po heton se cilët janë ata që po i ndihmojnë, si me para ashtu edhe me strehim.

Disa pika kontrolli janë ngritur, një hetim edhe për gardianët e burgut, gjithashtu ka nisur.

Shqiptarët ishin mbyllur në një sektor të burgut, ku futen njerëzit me “rrezikshmëri mesatare”.