Site icon Telegrafi

Policia: PD t’i drejtohet prokurorisë

Policia ka përsëritur thirrjet drejtuar Partisë Demokratike së Shqipërisë që t’i drejtohet Prokurorisë për çdo pretendim që ka ndaj punës së policëve.

“Për të disatën herë, nga foltorja e subjektit politik Partia Demokratike opinioni ndjek të njëjtat sulme kundër Policisë dhe drejtuesve të saj. Përgjigja mbetet e njëjtë: për çdo akuzë dhe fakt të pretenduar, t’i drejtohet Prokurorisë”, thuhet në deklaratën e Policisë, transmeton Tch.

Policia thotë se nuk ka asnjë tërheqje në luftën kundër paligjshmërisë.

“Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, ku politika t’i përmbahet ligjit e institucionet të bëjnë detyrën pa presion politik”, thuhet në reagimin e Policisë.

Reagimi i Policisë u bë pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili tha se denoncimet e PD për inkriminimin e policisë bazohen në informacione, sipas tij, të marra nga shërbimet partnere.

Exit mobile version