Telegrafi

Policia padit penalisht pronarin e qenve që sulmuan fëmijën katërvjeçarë nga Baçishta e Kërçovës

Policia ka ngritur padi penale për SH.B (49) nga Baçishta e Kërçovës, qentë e të cilit sulmuan javën e kaluar një fëmijë 4 vjeçarë, i cili nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Padia është ngritur për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale ”vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me ”shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti ndodhi më 16 mars, kur SH.B i ka lëshuar qentë që të lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në afërsi të fshatit të tij, bashkë me dhentë. Qentë e kanë sulmuar fëmijën 4 vjeçarë, i cili nuk u mbijetoi plagëve, dhe më vdiq më 19 mars të këtij viti./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vdes katër vjeçari që u kafshua para tre ditëve nga tufa e qenve në Kërçovë