Telegrafi

Policia padit një 25 vjeçar për shantazh ndaj një vajze

Sektori për punë të brendëshme në Tetovë ka ngritur padi penale kundër 25 vjeçarit L.O nga Shipkovica e Tetovës, i cili dyshoeht se ka kryer veprën penale “keqëpërdorim të të dhënave personale”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB-së të Tetovës, L. O “dyshohet se ka krijuar një profil të rejshëm në facebook, ku ka shfrytëzuar të dhëna personale dhe fotografi të një vajze nga Tetova, pa lejen e saj”.

Përmes shantazheve, i dyshuari i ka kërkuar vajzës nga Tetova që të takohen patjetër, ndryshe materialet do të publikohen dhe ajo do të dëmtohet në nderë./Telegrafi/