Site icon Telegrafi

Policia nuk mund ta gjen Pançevskin, për të cilin gjykata i caktoi paraburgim

Policia nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij ish-kryetarin e Gjykatës Penale Vlladimir Pançevskin, pasi që gjykata e Velesit dha urdhër për arrestimin e tij.

Informacionin e konfirmojnë edhe nga MPB, nga ku thonë se policia po punon për gjetjen e tij.

“MPB po procedon sipas urdhrit për arrestimin e personit V.P. dhe në momentin kur kushtet të jenë të përshtatshme, do të lokalizohet dhe arrestohet”, thonë nga MPB.

Përndryshe, Gjykata Themelore e Velesit i caktoi tridhjetë ditë paraburgim Pançevskit për shkak se nuk është paraqitur në seancë për rastin “AKMIS”./Telegrafi/

Exit mobile version