Policia nuk ka informacione të reja për lokacionin e Sead Koçan, i cili po kërkohet edhe me fletarrest ndërkombëtar. Pas informacioneve të djeshme se afaristi ndodhet në Kosovë, në afërsi të Pejës, policia për TV24 tha se nuk kanë dyshime të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
TV24 ka kontaktuar edhe personin që dje u spekulua se po ndihmon Sead Koçan, Garo nga Novi Pazar por ai mohoi një ndihmë të tillë.
Ndërsa avokati i Sead Koçan, Nikolla Dodevski, thotë se nuk e di ku ndodhet klienti i tij, i cili si drejtues i firmës “Transmet” është i dyshuari i parë në rastin “Trust” nga PSP-ja.
PSP dyshon për keqpërdorim të procedurës së shpalljeve publike për tender, duke fituar 17,2 milionë euro mga kompania shtetërore ELEM./Telegrafi/