Telegrafi

Policia nuk e “ndalë gazin” në rrugën Podujevë- Prishtinë (Video)

Raportimet e qytetarëve për shkeljet e rregullave në komunikacion nga zyrtarët policorë janë bërë  përditshmëri.

Një rast të tillë paraqet edhe videoja, që një qytetar e ka dërguar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Vetura e Policisë së Kosovës tejkalon veturat me shpejtësi në rrugën Podujevë- Prishtinë në hyrje të fshatit Vranidoll.

Ashtu siç vërehet edhe në video, parakalimi bëhet pikërisht në vendin ku është e vendosur shenja që tregon të kundërtën e asaj që po bën policia.

Ditët e fundit në rrjete sociale është përhapur fushata ndërgjegjësuese për të parandaluar aksidentet me moton “Ndalja gazin, familja po të pret”./Telegrafi/