Telegrafi

Policia nuk e konsideron të dyshimtë vdekjen e Dolores O’Riordan

(Foto: Getty Images)

Policia londineze ka njoftuar të martën se vdekjen e Dolores O’Riordan nuk e konsideron si “vdekje të dyshimtë”.

Këngëtarja e “The Cranberries” është gjetur e vdekur të hënën në një dhomë hoteli në Londër.

(Foto: Getty Images)

Autoritetet kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i është dhënë patologut, i cili do ta zbulojë shkaktarin e vdekjes së saj.

Lexo po ashtu Vdes vokalistja e grupit Cranberries, Dolores O'Riordan

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane ka thënë se Dolores ishte shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes.

(Foto: Getty Images)

Përfaqësuesi i këngëtares ka treguar se ajo ndodhej në Londër për të incizuar disa materiale muzikore dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Anëtarët aktualë të “The Cranberries’, Noel Hogan, Fergal Lawler dhe Mike Hogan, kanë bërë një postim në rrjetet sociale për ta nderuar tashmë këngëtaren e ndjerë.

Muzikantja irlandeze me origjinë nga Limerick ndërroi jetë në moshë 46-vjeçare. Ajo ka lënë pas vetes tri vajza.

“The Cranberries” ishte një grup shumë i suksesshëm i viteve të nëntëdhjeta, ndërsa kanë realizuar shumë hite, në mesin e tyre “Animal Instinct”, “Linger” e “Zombie”. /Telegrafi/