Zyrtarët policorë nga Stacioni Policorë në Gjorçe Petrov, kanë kryer kontrolle në makinat e qytetarëve për të vendosur rend në komunikacion dhe shkeljet eventuale, ndërsa në mesin e makinave të kontrolluara ka qenë edhe makina e deputetit Goran Manojllovski.
Nga MPB për AIM thanë se rasti me deputetin e OBRM-PDUKM-së Goran Manojllovski ka ndodhur sot, makina e të cilit është kontrolluar nga policët, gjatë rrugës së tij për në seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas kontrolleve të bëra, personi është lejuar të vazhdojë rrugën pa probleme”, thonë nga MPB.
Seanca e sotme e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale u ndërpre për shkak të mospasjes së kuorumit, pasi deputeti Goran Manojllovski lëshoi seancën në shenjë revolte, për shkak të siç tha, incidentit që i ka ndodhur rrugës për në Kuvend.
Manojllovski tha se këtë mëngjes derisa ka qenë rrugës për në punë në lagjen Gjorçe Petrov, është ndaluar nga policë të armatosur, të cilët sip tha, edhe pse ju ka treguar se është deputet, kanë kërkuar të dalë nga makina dhe ia kanë kontrolluar të njëjtën.
Ai tha se nuk do të kthehet në punën e Komisionit derisa nuk merr falje zyrtare nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në lidhje me këtë rast./Telegrafi/