Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e komunës së Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk e dinë se kush mund të jenë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
“Janë thyer dhe dëmtuar disa xhama në objektin e Komunës së Mitrovicës. Nuk dimë se kush mund të jenë sulmuesit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, sapo është raportuar kjo vepër”, ka thënë ai.
Një ditë më parë, në parking janë demoluar makinat e Komunës së Mitrovicës në parkingun e saj. Personat e dyshuar janë ish-punonjësit e parkingut të cilëve iu ka shkëputur katër ditë më parë kontrata. /Telegrafi/
- LEXO PO ASHTU: Ja kush i demoloi veturat e Komunës së Mitrovicës (Dokument)