Site icon Telegrafi

Policia njofton se gjatë 24 orëve janë shkaktuar 4 zjarrvënie në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë paraqitur disa raste të zjarrvënieve.

Sipas raportit policor zjarrvënie kishte në Lipjan, Kamenicë, si dhe në Istog. Policia njofton se në disa raste shkaqet e zjarrvënies ishin të panjohura.

Vendet ku u shkaktuan zjarrvënie sipas Policisë:
Lipjan 25.03.2019 – 19:08. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Kamenicë 25.03.2019 – 11:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Kamenicë 25.03.2019-18:25. Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth 1.60 ari male. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Istog 25.03.2019 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të pastrimit të arës, me ç’rast zjarri ka përfshirë një shtyllë elektrike. Njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version