Site icon Telegrafi

Lirohet “Hotel Victory”, merret nga AKP

E plotësuar: Pas aksionit disa orësh të Policisë së Kosovës, sot është liruar objekti i uzurpuar që ishte shndërruar në “Hotel Victory”, raporton KTV.

Hoteli tani është bërë pronë e Agjencisë kosovare të Privatizimit.

Gjatë këtij aksioni ishte i pranishëm edhe uzurpatori Bedri Selmani.


Policia nis dëbimin e Bedri Selmanit nga “Hotel Victory” (Foto)

Policia e Kosovës ka nisur aksionin për largimin nga prona shoqërore të biznesit “Hotel Victory”, në pronësi të Bedri Selmanit.

Aktualisht, pjesëtarë të Policisë dhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë duke e kryer në bashkëpunim këtë aksion.

Exit mobile version