Policia ka ngritur padi penale kundër tre shtetasve bullgare për vjedhje të klientëve në shitore në qendrat tregtare në Shkup, me çka kanë fituar pasuri të paligjshme prej 135 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy prej të akuzuarave, gjykatësi i procedurës paraprake ju ka shqiptuar dënimin me paraburgi prej tetë ditë, ndërsa të tretës e cila është e mitur është dënuar me dy vjet ndalesë për hyrje në Maqedoni, njoftojnë nga MPB.
Padi penale është ngritur ndaj N.E.I (23) dhe R.D.G (67) dhe një 17 vjeçare. Veprat penale i kanë kryer në datat 23, 24 dhe 25 të muajit të kaluar në tre qendra të ndryshme tregtare./Telegrafi/