Site icon Telegrafi

Policia ngrit padi kundër kryetarit të Komunës së Novo Sellës

Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur padi penale deri tek Prokuroria Themelore Publike, kundër kryetarit të Komunës së Novo Sellës, Bllazhe Velkov (53) për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Sipas policisë, ai ka lejuar që të punësuarit në komuna të përdorin veturën zyrtare pa urdhër për udhëtim dhe në të të transportojnë material propagandues zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 25.09.2017 në orën 19:00 në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish nga ana e policisë rrugore gjatë kontrollit të rregullt është ndaluar makina “Volkswagen” me regjistrim të Strumicës nën pronësi të Komunës së Novo Sellos, e drejtuar nga një i punësuar në komunë. Në makinë ka pasur edhe dy të punësuar tjerë.

“Shoferi nuk ka poseduar urdhër udhëtimi për drejtimin e makinës zyrtare. Gjatë kontrollit është konstatuar se në makinë ka material propagandues zgjedhor, që e kanë marrë nga një shtypshkronjë në Koçan për kryetarët e Komunave të Novo Sellës, Bosilovës dhe Vasilevës, nga një parti politike”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version