Site icon Telegrafi

Policia: Nehat Thaçi u arrestua pa asnjë arsyetim deri sa po udhëtonte për në shtetet perëndimore

Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe një herë arrestimin e drejtorit të PK-së në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 00:10 ka ndodhur arrestimi i tij.

“Mbrëmë rreth orës 00:10 në hyrje të Serbisë nga autoritetet serbe është arrestuar Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi.

I njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia ka theksuar se nuk kanë asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë përmes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij./Telegrafi/

Exit mobile version