Telegrafi

Policia: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën aty ku e ka lënë

Policia e Kosovës bëri të ditur se nënkolonel Nehat Thaçi pas lirimit nga burgu do t’i vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

Policia theksoi se në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/