Site icon Telegrafi

​Policia në vëzhgim të protestës edhe me dronë

Policia e Kosovës sot është mobilizuar për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërtesën e Kuvendit janë parë duke vëzhguar situatën edhe dronë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e vëzhgojnë protestën edhe nga ndërtesa e Kuvendit. Ndërkohë, para Kuvendit janë parë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Ndërkohë, ka arritur edhe një grup tjetër i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit janë nga Hasi i Gjakovës.

Gjithashtu, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dhe ai i Shoqatës së Familjareve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari u janë bashkuar protestuesve para Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version