Ata ju vëzhgojnë, kudo që gjendeni, shkoni e lëvizni. Me saktësi e dinë ku shkoni gjatë pauzës, kur e zvogëloni dhe rritni shpejtësinë kur hyni në qytet, shkruan CNN.
Përcjellin telefonin e juaj, kështu me saktësi mund ta thonë se sa njerëz nga vendi i juaj apo rajoni dhe në çfarë kohe, transmeton Telegrafi.
E të gjitha këto i bëjnë për ta bërë turizmin sa më të mirë dhe atraktiv – mirë se vini në Venedik – në botën post Covid. Viteve të fundit, Venediku po shijon turizmin e bollshëm – falë 30 milionë vizitorëve që çdo vit vizitojnë këtë qytet me 50 mijë banorë.
Para shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, turistët shkonin shpesh në numër të madh, duke “ngufatur” rrugët dhe mbushur gondolat.
Por, autoritetet kanë ndërmarrë një sërë masash – nga linjat e veçanta të anijeve për banorë e deri te kufizimi i lëvizjes për t’i ndarë banorët lokalë nga turistët në ditët e punës.
“Takimi i planifikuar për hyrje”, që është dashur të aplikohet gjatë vitit të kaluar, është shtyrë për janar të vitit 2022 për shkak të pandemisë.
Por përveç regjistrimit se sa turistë gjenden në qytet, autoritetet duan të përcjellin edhe kush është në qytet dhe ku po lëvizin ata.
Në ishullin Tronchet, pranë urët që ndanë Venedikun është hapur një pikë kontrolli gjatë shtatorit të vitit të kaluar. Dikur depo që u braktis në vitet e 60-ta, sot pjesë e selisë së policisë dhe qeverisë – është bërë “kullë e kontrollit” të këtij qyteti.
Në ndërtesë gjenden zyrat e kryetarit të qytetit dhe zyrtarëve tjerë si dhe dhoma e mbikëqyrjes me kamera të vendosur në tërë qytetin që mbikëqyret nga policia. /Telegrafi/