Policia e Australisë ka arritur në Vatikan që ta marrë në pyetje kardinalin George Pel i akuzuar për abuzim seksual.
Policia e shtetit Victoria bëri të ditur se tre policë javën e kaluar kanë arritur në Vatikan që ta marrin në pyetje Pela-n i cili është këshilltar i lartë financiar i Papa Françeskut, transmeton HINA.
Thuhet se Pel ka hedhur të gjitha akuzat por ka pranuar që të bisedojë me Policinë.
Ish-kryepeshkopi i Melburnit është bërë objekt i një hetimi për shkak të rasteve në Australi ku priftërinjtë akuzohen për abuzim.