Site icon Telegrafi

Policia në Uashington “arrestoi” dy dhi pasi u kapën duke ndjekur këmbësorët

Policia në Uashington “ka arrestuar” dy dhi të arratisura që endeshin nëpër një qytet dhe ndoqën këmbësorët.

Departamenti i Policisë së Kentit tha në mediat sociale se dy dhi u panë në pjesën veriore të qytetit dhe u ndaluan për “sjellje të keqe”.

“…Mos na keqkuptoni, ato janë shumë të lezetshme. Por pa bërë shaka, nuk është në rregull që njerëzit apo dhitë të ndjekin të tjerët”.

Departamenti bëri shaka: “Kur u pyetën pse po tregoheshin kaq agresive, njëra prej tyre tha se po ‘ndihej pak keq sot'”.

Dhitë “nuk u ‘paraburgosën’ për veprimet e tyre të liga”, por në vend të kësaj iu dha një “udhëtim i rehatshëm” për në strehën e kafshëve të King County, ku zyrtarët tani po përpiqen të gjejnë pronarin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version