Telegrafi

Policia në Tokio shfrytëzon dronin me rrjetë, për të kapur dronin e padëshirueshëm (Video)

BBC raporton se po bëhen trajnimet e posaçme të skuadrave, që do të drejtojnë dronët me rrjetë, për të kapur dronët problematikë.

Rrjeta që lëshohet poshtë dronit, i afrohet shumë dronit tjetër, derisa helikat e tij ngarrohen në të dhe bie poshtë, transmeton Telegrafi.

Kjo skuadër do të mbrojë ndërtesat e rëndësisë së veçantë, siç është ajo e Kryeministrisë.

Nëse dronët hynë në rrethinën e ndaluar, në atë moment drejtuesi i tyre do të njoftohet përmes altoparlantit që të largohet, e nëse nuk e bën një gjë të tillë atëherë inkuadrohet droni me rrjetë.

Ndryshe, me zhvillimin e madh dhe përhapjen e shumtë të dronëve, në Japoni kjo pajisje është e ndaluar edhe me ligj në rrethinë të aeroporteve, termocentraleve dhe rrugëve në një lartësi nën 150 metra. /Telegrafi/