Site icon Telegrafi

Policia në Teksas shpëton katër personat që ishin marrë peng, humb jetën pengmarrësi

Katër persona që po mbaheshin peng në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas, janë shpëtuar pa ndonjë lëndim pas më shumë se 10 orë negociata me policinë.

Ata ishin marrë peng derisa po kryenin ritet fetare në Colleyville gjatë të shtunës, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë, njësi të shumta speciale të policisë së bashku me negociatorë të FBI-së, zbarkuan në vendin e ngjarjes duke kaluar orë të tëra duke bërë negociata me pengmarrësin.

Shpërthime dhe shkrepje armësh janë dëgjuar para se të përfundonte incidenti, kurse pengmarrësi ka mbetur i vdekur ka njoftuar policia e Teksasit.

Ritet fetare që po kryheshin po transmetoheshin live kur filloi incidenti. Një prej pengjeve ishte liruar pa ndonjë lëndim pa gjashtë orëve, kurse tre tjerët u shpëtuan nga policia disa orë më vonë.

Megjithatë mbetet e paqartë sesi mbeti i vdekur pengmarrësi apo kush ishte ai. /Telegrafi/

Exit mobile version