Site icon Telegrafi

Policia në Shtime në aksion për largimin e veturave nga trotuaret

Policia e Kosovës në Shtime gjatë ditës ka zhvilluar një aktivitet me qëllim të vetëdijesimit të vozitësve që veturat mos t’i parkojnë në vende të ndaluara. Ky aktivitet i Policisë së Kosovës ka rezultuar me shqiptimin e dhjetëra gjobave në komunikacion për vozitësit të cilët kanë penguar lëvizjen e këmbësorëve në trotuare.

Komuna e Shtimes ka njoftuar se Policia po zhvillon aksione të vazhdueshme për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit në lagje të ndryshme të Komunës së Shtimes.

“Aksioni ka për qellim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkimet e parregullta. Ky aksion ka nisur pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve për lirimin e rrugëve dhe trotuareve nga automjetet e parkuara në vendparkingje të ndaluara”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Exit mobile version