Telegrafi

Policia në Shkup gjobiti 187 shoferë, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (08.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 187 gjoba, nga të cilat 29 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 12 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për mos përdorim të rripit të sigurisë.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.