Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (20.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 gjoba, ndër të cilat 30 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë gjoba për përdorim të celularit, pesë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.