Site icon Telegrafi

Policia në Shkup vazhdon me kontrolle, gjoba për 131 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (04.02.2024) me kontrollet e përforcuara në zonën e qarkullimit rrugor.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 gjoba, nga të cilat 58 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur, 22 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

Exit mobile version