Gjatë dy ditëve të fundit, Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ndërmori aksion për kontroll të komunikacionit, duke tentuar që të pengohen garat e natës me vetura.
Këto gara janë mjaft të rrezikshme për qytetarët dhe shkaktojnë shqetësime.
Me këtë rast, 17 automjete janë konfiskuar dhe janë dërguar në kontroll teknike. Shoferëve u janë marrë dokumentet e komunikacionit, deri në përfundimin e kontrolleve teknike. /Telegrafi/