Policia maqedonase ka ndaluar dhe më pas ka liruar tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqinë, Halil Halilin dhe Ilir Ajdinin, të cilët janë ndaluar mbrëmë në Shkup vetëm pse ishin duke marrë pamje pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë.
Ekipi i Gazetës Express, siç njofton gazeta, ka qëndruar gjatë ditës në Kumanovë dhe Shkup, për të bërë xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë. Autoritetet policore në Shkup nuk kanë dhënë hollësi lidhur me këtë ngjarje. /Telegrafi/